E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të kalonte në aeroport me armë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit: E kisha harruar në çantë, isha për qitje me shokët në Tropojë

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 42-vjeçarit në aeroportin e Rinasit, pasi u kap me armë zjarri në çantë.

Sokol Krasniqi me origjinë nga Kosova, prej viteve 1990 ishin shpërngulur në Kukës.  Ndërkohë prej disa vitesh ishte shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar.

Në momentin që është kapur nga skaneri i aeroportit në Rinas ai ka qenë duke udhëtuar në Angli bashkë me gruan dhe 4 femijët e tyre të mitur.

Pasi i është gjetur pistoleta në çantë, ai ka deklaruar se gjatë pushimeve ka qëndruar në zonën e Tropojës ku ka bërë dhe qitje me disa shokët e tij.

Sipas tij pistoletën me fishek në fole dhe karikatorin me 6 plumba i ka harruar në çantë dhe nuk e dinte që po kalonte kufirin me armët e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›