E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 28 650 euro pa i deklaruar, nën hetim 43-vjeçari

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Një 43-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi ka tentuar që të kalojë në pikën kufitare të Kakavijës 28 650 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Policia njofton se “në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. R., ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. R., 43 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›