E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të parakalonte, makina përplaset me kamionin e plehrave në Elbasan

Dy persona kanë mbetur të lënduar në Elbasan pas përplasjes së një makine me një mjet të tonazhit të rëndë. Aksidenti ndodhi afër mesnatës në vendin e njohur si Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Dyshohet se makina në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur nga pas kamionin e plehrave që ishte gjithashtu në lëvizje.

Për pasojë drejtuesi i makinës dhe një person tjetër janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për të marrë trajtim pas plagëve të pësuara.

Ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›