Tentoi të trafikonte kokainë, kapet 59-vjeçari në kufi me Maqedoninë e Veriut. Çfarë iu gjet në banesë

Në kuadër të operacionit policor “Border”, vijim i megaoperacionit të koduar “Tempulli” u arrestua n 59-vjeçar R.Ç, në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Sipas Policisë së Shtetit, i arrestuari ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.
Bazuar në inteligjencën policore, forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.
Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë, shërbimet Operacionale së bashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit, Policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.
/rtsh.al/