E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentoi të vrasë ish vjehrrin, arrestohet 48-vjeçari që përplasi me makinë të moshuarin me biçikletë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij.

Në pranga ka rënë Ervin Çeka, i cili ka përplasur qëllimisht me automjet babain e ish-bashkëshortes teksa ky i fundit po lëvizje me biçikletë në rrugë.

Fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte Ervin Çeka është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

48-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›