E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste 33-vjeçarin, merr fund arratia për elbasanlliun

Tentoi të vriste 33-vjeçarin, merr fund arratia për

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi Q.H 28 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi 28 vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, per vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›