E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shikoni hartën, humbëm bastionet", Gjekmarkaj analizon disfatën e PD: Njerëzit janë lodhur nga ne, qëndruan në shtëpi

"Shikoni hartën, humbëm bastionet", Gjekmarkaj analizon

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur sot në lidhje me zgjedhjet vendore dhe rezultatet negative të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ai komentoi problematikat e brendshme të opozitës, të cilat sipas tij ishin një faktor që e çuan Partinë Demokratike në një situate zhgënjyese.

Gjatë intervistës në emisionin “Frontline” në News 24, Gjekmarkaj foli dhe për fitoren bindëse të Partisë Socialiste, ku tha se i ka kaluar kufijtë e çdo pritshmërie. Deputeti i PD u shpreh se kjo fitore, ishte një befasi për të gjithë dhe një zhgënjim i madh për popullin opozitar.

“Nëse kemi parasysh shifrat, fitorja e PS është një fitore që ka kaluar kufijtë e çdo pritshmërie. Një befasi për të gjithë dhe një zhgënjim për popullin opozitar. Në PD, ku ka pasur akuza e kundër-akuza, fyerje e sharja deri më 8 janarin që kanë qenë periudha më e errët dhe të gjitha këto lënë gjurmë. Sot kemi dy realitete, që është ai shumicë dhe pakicë i vulës apo zyrtare që quhet rëndom.

Elektorati i djathtë ka preferuar ta shfaq lodhjen e vet duke refuzuar disa procese të ndodhura brenda PD. Duket sikur kemi dy organizata brenda saj. Gjatë një viti kemi parë një revansh, një gjuhë të egër, një gjuhë që ka preferuar të trajtojë si të mundur gjatë gjithë kohës pjesën tjetër dhe nuk ka dashur të gjejë një bashkim real dhe pjesë tjetër ka shfaqur papërgjegjshmëri, është tjetër të flasësh në parlament dhe tjetër të bësh politikë në territorin e vendit.

PD zyrtare në një vit kohë nuk dha modelin e një opozite të re, u kompleksua. Në fund pati hezitime të mëdha, apo mosqartësime se çfarë do të bëhej për kandidatët. Do të ishte më e ndershme që vula t’i dërgohej shumicës dhe ky grup nëse do të provonte veten mund të organizohej. Në këtë kontekst mund të ishte çliruar më shumë e djathta. 

Mjafton të shohësh hartën e rezultateve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në zgjedhje. Janë humbur qytete që kanë qenë historikisht bastione. Bastionet ranë një e nga një. Ndjen dëshpërimin e distancës me njerëzit që janë të lodhur nga opozita. Njerëzit nuk kanë dëgjuar Edi Ramën, po është gjendja e opozitës gjuha e egër dhe asgjësuese që mendoj ka mbajtur në shtëpi, mijëra e mijëra njerëz", është shprehur Agron Gjekmarkaj.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›