Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet autori në Cërrik

Policia e Cërrikut ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi akuzohet se gjatë një konflikti tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar.
I plagosuri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën është proceduar në gjendje të lirë.
“Menjëherë pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kapur autorin dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia./vizionplus.tv