E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit nga policia, përplasi me makinë 4 automjete të parkuara në rrugë, arratiset autori në Durrës

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë tregut së Fruta-Perimeve në Durrës, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me katër automjete.

Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›