E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton flijimin duke u hedhur nga avioni bie ne catine e nje lokali

Gjermani 20 tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Nje 26-vjecar gjerman eshte perpjekur te vetevritej duke detyruar pilotin e nje Cessna C172 te humbiste kontrollin e mjetit fluturues per nje cast pasi e kercenoi me nje thike dhe me pas eshte hedhur i vetem jashte tij.

Tragjedia ka ndodhur ne 500 metra lartesi ne qiellin e Mynihut ku i riu u perplas me catine e nje birrarie ne nje qender te Palsweis. Piloti u ul pak minuta me vone.

Viktima qe gjeti vdekjen ka qene nje 26 vjecar me emrin Pascal R. ndersa piloti ishte Markus K 42 vjec.
Jam i lodhur nga jeta dhe dua te vdes e te hidhem se bashku me avionin - bertiti i riu por piloti u mbrojt me te gjithe forcat e tij edhe pse po fluturonin ne nje shpejtesi prej 200 kilometrash ne ore ai arriti te mbante kontrollin e avionit.

Ne kete pike pasagjeri i vetem i avionit hapi deren e tij dhe u hodh i vetem ne hapesire duke rene mbi catine e nje birrarie.

Pronari i birrarise beri te ditur se i riu ishte plotesisht i zhveshur dhe kjo me shume mundesi pasi rrobat e tij jane grisur nga era e forte gjate renies qe ka pesuar.

Ne krahun tjeter piloti i cili per shume kohe kishte qene ne sherbim te Luftwaffe dhe ne misione ne Afganistan arriti te ulte mjetin fluturues 10 minuta me pas ne aeroportin e Augsburg kjo dhe pse kishte plage te shumta ne fytyre.

Policia me pas ka gjetur ne apartamentin e viktimes nje leter lamtumire.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32672-tenton-flijimin-duke-u-hedhur-nga-avioni-bie-ne-catine-e-nje-lokalititleTenton flijimin duke u hedhur nga avioni bie ne catine e nje lokalitheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›