Shantazhonte biznesmenet me celular u kerkonte 15-40 mije euro
Ferizaj 19 Tetor NOA - Pas nje pune te suksesshme operative hetuesit e Ferizajt kane arritur qe te identifikojne dhe arrestojne personin e dyshimte i cili me ane te mesazheve nga celulari ka kercenuar 5 pronare biznesesh se nese nuk i paguajne shumat e kerkuara nga ai do te kishin pasoja te renda.
Lajmi konfirmohet prej tyre per agjencine e Lajmeve NOA duke saktesuar se i ndaluari u kerkonte bizneseve shumat prej 15.000 deri 40.000 euro javen e fundit.
Keshtu ai ngarkohet per veprat penale Detyrim dhe Kanosje
Gjate intervistimit nga ana e hetuesve i dyshuari me inicialet A.H. 28 vjec ne detaje ka pershkruar veprimet e tij si dhe i eshte konfiskuar celulari me numer te njejte prej te cilit jane derguar mesazhet kercenuese.
n.e/NOA