E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të kalojë rrugën, aksidentohet 50 vjecaria

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50 vjecarie ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Zogut të Zi në kryeqytet. Gruaja po kalonte me këmbë nga një anë e rrugës në tjetrën Sipas policisë mësohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit 

TIRANE- Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën sot një gruaje rreth 50 vjec në Tiranë në afërsi të vendit të quajtur rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Gruaja ishte duke kaluar me këmbë nga një anë e rrugës në tjetrën kur është shtypur nga një autmojet tip Benz me targa TR 3161 h. Drejtuesi i automjetit 24 vjecari Vask Toskaj është shoqëruar menjëherë në polici, kurse ekspertët në vendngjarje pohojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit.(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›