E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaskada e Devollit, Berisha: Projekti, 3 HEC-e energjetike

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka përuruar sot fillimin e punimeve për ngritjen e një kompleksi prej tre hidrocentrale mbi kaskadën e Devollit. Kreu i qeverisë tha se investime të tilla përbëjnë gur themeli në strategjinë e qeverisë së tij 

DEVOLL- Kryeministri Berisha inaguroi fillimin e punimeve për projektin në kaskadën e lumit Devoll. Në këtë ceremoni vec ministrave merrnin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik si dhe Guvernatori i landit të Austrisë së poshtme Erwin Pröl. Duke e cilësuar këtë si një ngjarje madhore Berisha tha se përvec përfitimeve energjetike, kjo do të sjellë dhe punësimin e mijëra qytetarëve.

“Kaskada e Devollit që do të ndërtohet në një tunelin rreth 62 km do të punësojë direkt 5 mijë qytetarë shqiptarë dhe indirekt do të punësojë edhe 3 mijë të tjerë. Vetëm rrogat e tyre të marra së bashku janë rreth 180 milion euro. Ky projekt është një gur i madh themeli në strategjinë time; Shqipëria superfuqi energjetike në rajon”- theksoi kryeministri Berisha.

Duke vlerësuar projektin e realizuar si një kryevepër të ndërtimit në llojin e vet, Berisha siguroi se investimet e përmasave të tilla do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë vendore dhe asaj qendrore.

“Këto investime e bënë Shqipërinë, para së gjithash dhe mbi të gjithash, se qeveria ime ka krijuar në këtë vend klimën dhe kushtet më miqësore për investitorët e huaj. Taksa e sheshtë prej 10 për qind dhe lehtësira të tjera tarifore, zhdukja e barrierave burokratike, ka bërë Shqipërinë të renditet e para në rajon për investimet e huaja”- tha Berisha.

Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë optimizmin e plotë të kaskadës së lumit Devoll, përmes tre hidrocentraleve të planifikuara me një kapacitet të instaluar në rajon prej 320 mega. Projekti me vlerë rreth 1 miliardë euro do të mundësojë prodhimin e afërsisht 1000 gigavat energji. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›