Tenton te vjedhe, perfundon ne spital

Ka qene ora 03:30 e dites se djeshme, kur Muzhai eshte zgjuar nga gjumi prej disa zhurmave. “Mysafiri i nates” ishte Ylli Gjinika, nje perdorues droge nga fshati Cuke, 4 km larg Sarandes.
Pasi eshte ngjitur ne katin e dyte te hotelit, permes tubacionit te shkarkimit te ujerave, 33-vjecari, i shoqeruar edhe nga nje bashkepunetor, ka hyre qetesisht ne dhomen e gjumit te pronarit te hotelit, qe ndodhet prane disko “Mango”, ne zonen me te frekuentuar te Sarandes.
Fillimisht pranine e njeriut te huaj ne ate dhome te hotelit qe sherben edhe si banese, e ka vene re bashkeshortja e pronarit, e cila ka zgjuar te shoqin. Ky i fundit, kur ka pare hajdutin, e ka sulmuar ate dhe me pas Gjinika ka nxjerre nje thike, me te cilen ka goditur ne kraharor dhe ne doren e djathte 38-vjecarin Muzhai.
Por megjithese i plagosur, pronari i hotelit ka mundur ta sprapse dhe ne keto kushte, vjedhesi, i ndihmuar nga bashkepunetori qe e priste jashte, ka mundur te shpetoje, duke u hedhur nga ballkoni i katit te dyte. Nderkohe, pronari ka lajmeruar policine, e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje.
Muzhai, lindur ne Delvine dhe banues ne Sarande, ka sqaruar per policine se dy persona te panjohur nga ana e tij kane hyre ne banese, ne dhomen e gjumit dhe kane tentuar ta grabisin. Pas informacioneve te grumbulluara ne rruge operative, ka rezultuar se autor i kesaj ngjarjeje ishte shtetasi Ylli Gjinika, ndaj menjehere ka nisur kerkimi i tij.