E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te vrase 2 shtetas me pas i hap zjarr policise

23/09/2010Arrestohet 35-vjecari u grind ne nje lokal me 2 bashkefshatare

SHKODER- Nje shtetas nga Dukagjini eshte arrestuar nga policia pas rreth nje ore shkembimi zjarri. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem rreth ores 0600 ne komunen e Pultit. Burimet zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder bejne te ditur se shtetasi Dede P 35 vjec lindur e banues ne fshatin Kir komuna Pult Dukagjin rrethi Shkoder ishte arrestuar ne flagrance ne saje te nje operacioni te mireorganizuar te bluve dhe forcave te repartit FNSH-Shkoder. Policia ishte vene ne ndjekje te shtetasit Prozhmi pasi ne oret e vona te nates se dates 21.09.2010 ka tentuar te vrase me arme zjarri dy bashkefshatare te tij pikerisht shtetasit Fatmir L. 21 vjec dhe Pashuk D. 25 vjec si dhe ka demtuar mjetin e tyre me targa te huaja. Sipas burimeve policore gjithcka kishte nisur ne nje lokal te fshatit Kir te komunes Pult. Ne pije e siper shtetasi Dede P. kishte debatuar ashper me dy shtetasit Fatmir L. dhe Pashuk D. Nderhyrja e personave te tjere ka bere qe te menjanoheshin perplasjet fizike mes tyre. Me pas shtetasi Dede P. ka shkuar ne banesen e tij dhe eshte kthyer me nje arme zjarri automatik. Dy shtetasit qe kishin debatuar me te e kane pare se ai po kthehej me arme ne dore kane dale nga lokali dhe jane larguar me shpejtesi neper mal. I irrituar ai ka shfryre dufin e tij me bresheri automatiku ndaj mjetit te cilin dy personat e perfshire ne konflikt e kishin lene para lokalit. Menjehere pas kesaj ngjarje blute e Shkodres te lajmeruar per situaten e krijuar ne fshatin Kir kane organizuar operacionin per kapjen e autorit. Me te mberritur ne vendngjarje blute kane marre informacionin se i kerkuari kishte shkuar ne banesen e tij. Efektivat e policise se bashku me forcat e repartit FNSH kane rrethuar banesen e shtetasit Dede P. dhe i kane kerkuar qe te dorezohej. Thirrjes se policise ai i eshte pergjigjur me bresheri automatiku. Per rreth nje ore mes policise dhe te rrethuarit ka pasur shkembim zjarri ku me te rrezikuarit kane qene blute te cilet kishin mundesi me te vogel mbrojtjeje. Ne nje moment agresori ka mundur te dale me shpejtesi nga banesa dhe ka tentuar ti ngjitet shpatit te malit per te humbur neper pyllin e dendur te tij. Gjate kesaj tentative ka marre nje plumb ne kembe dhe i plagosur nuk ka mundur te largohet por vetem tu dorezohet forcave te policise. Pas arrestimit blute kane ushtruar dhe kontroll ne banesen e tij ku kane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale armen e krimit tip automatik nje sasi e konsiderueshme fishekesh 4 kapsolla tritoli si dhe fitil zjarrpercjelles. Nderkohe i arrestuari u dergua ne spitalin rajonal Shkoder per te mjekuar kemben e plagosur. Sipas mjekeve plaga eshte e lehte dhe nuk ka me probleme. Nga ana e policise po kryhen te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te shtetasit Dede Prozhmi do i kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se Krimeve te Renda per veprat penaleVrasje me dashje e mbetur ne tentativekundershtim i forcave policore me arme zjarri prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake prodhim dhe mbajtje pa leje te lendeve plasese si dhe shkaterrim i prones se tjetrit. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›