E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga burgu shfrytezonte nje 18 vjecare si prostitute

23/09/2010I burgosuri i Fushe-Krujes Fatos Selmani ideatori i ketij trafiku

E demtuara seks kundrej shumave 300-400 euru per cdo akt

TIRANE- Per shkak te nje lidhje intime me nje te burgosur nje 18 vjecare nga fshati Rrushbull i Tiranes ka braktisur familjen bashkeshortin e saj dhe gjithe shoqerine per tu nisur e vetme fillimisht drejt Greqise dhe me pas ne Torino te Italise ku shume shpejt e pa veten si prostitute duke shkuar me kliente te ndryshem kundrejt shumave 300 deri ne 400 euro. Kjo eshte historia e dhimbshme e 18 vjecares me inicialet M.G e cila per shkak te emocioneve mos lejimit nga ana e burrit per te vashduar shkollen si dhe nje sere arsye te tjera vendosi te dashuroje nepermjet bisedave telefonike shtetasin Fatos Selmani i cili ndodhej i izoluar ne ambientet e burgut te Fushe-Krujes. Me premtimin se i pandehuri do i krijonte nje jete me te mire M. G vendos te largohet nga banesa duke mare me vete 200 mije leke te reja te cilat prinderit ja kishin lene asaj si dhurata per ditelindje. Fillimisht e demtuara qendron ne qytetin e Korces dhe pas niset per nje udhetim 5 ditor ne drejtim te Athines. Pikerisht ne kete qytet persona te tjere e kane pajisur me dokumenta greke duke i paguar rrugen me avion per ne Milano Itali. Ne Milano e demtuara eshte pritur nga nje person qe me vone ka marre vesh se quhej Renald dhe se vellai i tij ishte shok burgu me te pandehurin Fatos Selmani. Gjate kesaj periudhe ka marre vesh nga Renaldi se ky i fundit kishte paguar 4000 euro per lejen greke per karten e identitetit dhe per rrugen me avion deri ne Milano. Kete gje te demtuares ja ka konfirmuar dhe i pandehuri Fatos Selmani i cili i ka thene qe per tja lare kete shume Renaldit do ti duhej te punonte si prostitute. Qe nga ai moment Renaldi i cili nderkohe ishte perpjekur shpesh te kryente marredhenie seksuale me te demtuaren kunder deshires se saj fillon te kerkoje parate e paguara per rrugen. Shtetesja M.G. i ka kerkuar te punonte ne ndonje pune por Renaldi i eshte pergjigjur se nuk mund te punonte ne Itali pa dokumenta keshtu qe zgjidhja e vetme sipas tyre ishte te punonte si prostitute. Fillimisht ai e ka cuar ne nje lokal ku do punonte si dame shoqerimi duke fituar nje shume prej 70 eurosh ne nate plus 5 euro per cdo konsumim ne me klientet. Nga keto para e demtuara mbante 10 deri ne 20 euro dhe parate e tjera ja jepte Renaldit. Pas disa ditesh Renaldi e ka cuar te demtuaren ne shtepine e nje Italiani ku i ka kerkuar te kryeje marredhenie seksuale kundejt pageses ku e demtuara ka marre 400 euro. Keto para e demtuara ja ka dhene te gjitha Renaldit. Qe nga ajo nate e dentuara ka filluar te prostituoje kundrejt pageses dhe nga cdo klient fitonte deri ne 300-400 euro per marredhenie seksuale te cilat mund ti kishte dy deri ne tre here ne jave se bashku me fitimin si dame shoqeruese ne lokal para te cilat ja jepte Renaldit deri sa u plotesua shuma prej 4000 eurosh qe ky kishte paguar per rrugen. Me tej e demtuara ka vashduar te prostutoje per llogari te te pandehurit Fatos Selmani te cilit ja dergonte leket me Eester Union.

Mashtrimet per gjyqin

Sipas te demtuares Fatosi i kishte premtuar se me parate qe e demtuara i dergonte ky i fundit do te dilte nga burgu per nje periudhe 4-5 mujore dhe se pas kesaj periudhe Fatosi do vinte ne Itali dhe te dy do e lidhnin jeten ne nje vend larg Shqiperise.Pasi kjo periudhe kishte kaluar Fatosi i thoshte te demtuares se ishte shtyre gjyqi dhe per pasoje ajo duhet te punonte serisht pasi atij i duheshin lek per tu liruar nga akuzat e ngritura nga prokuroria

Kercenimet e mara

Ne rast se e demtuara do kerkonte te dilte nga ajo jete Fatosi e kercenonte se ai kishte shume shoke ne Itali dhe duke e njohur rrethin shoqeror te tij te cilet ishin kriminele e demtuara M.G. ndihej e rrezikuar dhe per kete arsye nuk eshte perpjekur te dale nga ajo jete. Te gjitha keto kercenimi vinin nepermjet komunikimeve ne Facebook ku e demtuara dhe i pandehuri komunikonin here pas here.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›