E Martë, 3 Nëntor 2026

Tenton t’i arratiset policisë, vihet në pranga 30-vjeçari i kërkuar për vrasje. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

në pranga një 30-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe qarkullonte me armë zjarri.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim krimi, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë gjatë ndërhyrjes, për të ndalua

Në kuadër të operacionit ‘Wanted’ “u bë arrestimi i shtetasit Arian Armani alias Eljfat Saljiu, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër”

“Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit të dyshuar me drejtues shtetasin E. L., dhe pasagjer shtetasin Arian Armani alias Eljfat Saljiu, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të Vorës.

Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me automjetin janë larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë, dhe falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është bërë kapja e tij në ambientet e hotelit.

“Gjatë kontrollit në ambientin e hotelit ku ky shtetas ka tentuar të fshihej, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 30-vjeçari i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. L”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›