Tenton t’a vras ish të dashurën me thikë

Nën ndikim të alkoolit, një i dyshuar ka tentuar t’a vras me thikë ish të dashurën e tij me qëllim të hakmarrjes.
E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dren të Mitrovicës. Pas intervenimit të policisë, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kishin hasur në rezistencë nga i dyshuari.
Për rastin është informuar prokurori publik i cili ka urdhëruar që i dyshuari të arrestohet dhe të dërgohet në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër./Indeksonline/