Basha shpall kandidaturën për kreun e PD

(E plotësuar) Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha shpalli sot kandidaturën për kreun e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës. Lulzim Basha zgjodhi datën 3 korrik, që përkon edhe një datë historike të demokratëve, atë të 3 korrikut të vitit 2005, kur PD erdhi në pushtet dhe e drejtori vendin për 8 vite me radhë
Në një konferencë për shtyp, Basha bëri me dije se pas reflektimit të gjatë, mijëra mesazheve nga mbështetësit dhe konsultës me kryeministrin Berisha vendosi të shpallë kandidimin e tij për kreun e PD-së.
“Nje jave me pare nga kjo foltore Kryetari i Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha ju drejtua demokrateve dhe mbare qytetareve shqiptare me nje mesazh te cilin jam i bindur qe ju ashtu si une kemi uruar me gjithe shpirt te kish qenë tjetër. Keto kane qene dite reflektimi te thelle per ne demokratet dhe gjithe mbeshtetesit tane anembane vendit. Sot familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurre. Tani eshte momenti qe cdo anetar i saj, cdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshem te jape kontributin e vet maksimal per kete Fillim te Ri. Pas nje reflektimi te gjate, pas mijera mesazheve te anetareve dhe militanteve te Partise Demokratike dhe pas nje bisede me kryeministrin Berisha jam sot para jush per t’ju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes time. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike”, u shpreh Basha duke theksuar peshën e rëndë që ka pasur për të marrja e një vendimi të tillë.
I vetëdijshëm për trashëgiminë e madhe të Partisë Demokratike, Basha theksoi se në përpjekjen e tij për të drejtuar demokratët mbështetet tek vizioni, i themeluesve si themeluesve e Azem Hajdarit, dhe tek lidershipi historik i së djathtës Sali Berisha.
“Partia Demokratike duhet dhe në pikëpamjen time do të ndërtojë nje sistem të qartë dhe transparent të meritës dhe kreditimit për kontributet e cdo anëtari. Kësaj duhet ti paraprije një analize e drejtë, e vërtetë dhe me përgjegjësi, para dhe pas cdo procesi zgjedhor.
Kjo kërkon evidentimin e plotë të gjithë potencialit tonë njerëzor, të të gjithë kontributit historik të anëtarësisë tonë në vite, dhe angazhimin pa asnjë hezitim, pa asnjë pengesë te këtij potenciali i cili i vënë në punë me eficencë, përbën një forcë të pathyeshme njerëzore sic demonstrojnë edhe fushatat tona fituese. Dhe në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri unë do të mbështetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qëndrestarëve të tjerë. Do të mbështetem tek përvoja e cmuar e dhjetëra drejtuesve te Partisë Demokratike sot, dhe ndër vite. Do të mbështetem tek lidershipi historik i Sali Berishes që është një pasuri e pacmueshme për Partinë Demokratike dhe projektin tonë të Fillimit të Ri. Unë besoj fort dhe do të punoj që Partia Demokratike te vazhdojë të jetë partia e zërit te qytetarëve shqiptarë, përfaqësuesja më e denjë e interesave të tyre”, u shpreh Basha.
2 sfidat dhe qëllimet që Lulzim Basha ka marrë përsipër në garën për kreun e PD, janë ringritja e PD dhe fitorja e ardhshme. Kandidati Basha u shpreh i gatshëm për një garë transparente dhe larg fyerjeve dhe përbaltjes së kundërshtarëve.
“Qëllimi i parë garës së ardhshme për mua ështëtë dalim më të bashkuar dhe më të vendosur. Cdokush qe e sheh kete garë si nje mundësi per te goditur, përbaltur, dhe përcarë duhet që nga ky moment te llogarisë në kundërshtimin tim të fortë dhe të prerë. Negativizmi nuk ka vend ne kete garë. Sepse ndonëse e rëndësishme, kjo garë nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi i madh është ringritja e Partisë Demokratike dhe fitorja e ardhshme”, theksoi Basha.
Basha njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës siguroi në fund kryeqytetasit se do përmbushë cdo angazhim dhe cdo premtim të bërë.
----------------
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pritet që të shpallë sot kandidaturën për kreun e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës. Zyra e shtypit e selisë blu konfirmon për News24 se kryebashkiaku pritet që në orën 13:30 të dalë në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së për të komunikuar vendimin.
Adminsitrata e PD-së ka refuzuar sot kandidimin e Aleksandër Biberajt, për shkak të cështjes së anëtarësisë pas largimin nga partia dhe bashkimit me FRD-në.
Ndërkohë, dje Sokol Olldashi bëri publik vendimin për kandidimin e tij në garën për kryetarin e PD-së. Olldashi theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë .
PD pret te zgjedhe kryetarin e ri pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri Sali Berisha paralajmëroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së se, pasardhësi i tij do të zgjidhet në fillim të muajit gusht, ndërsa bëri të qartë se në garë mund të marrë pjesë çdo anëtarë, zyrtar dhe drejtues i PD-së përmes votimit të anëtarësisë dhe jo Kuvendit, siç është me aktualisht me statusin e Partisë Demokratike./Indeksonline/