E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetëvrasjen, e shpëton polici duke e prangosur

KINE - Ky është një nga ato momente që të lë pa frymë dhe gati të të pushojë zemra. Një grua tenton vetëvrasjen dhe policia e shpëton në momentet e fundit.

Gruaja e dëshpëruar është ngjitur majë një bill boardi në një pallat shumë katesh në Beijing në Kinë, por kalimtarëve u ra në sy veprimi i saj dhe njoftuan menjëherë policinë. 

Dhe ajo që la mbresa ishte operacioni i shpëtimit, ku polici që gruaja të mos vetëvritej vendosi t'i vinte në dore byzylykun e prangave dhe këtë të fundit ta lidhte pas dorës së tij. 

Nëse ajo do të vetëvritej, të njëjtin fat do pësonte dhe polici. Por, duke parë se nëse hidhej do të merrte policin me vete, gruaja vendosi të dorëzohej tek forcat e shpëtimit dhe të pranonte t'i lidhnin një litar rreth trupit me qëllim që ta tërhiqnin sipër. 

Nuk dihet se përse gruaja tentoi të vrasë veten, por në Kinë rasti i vetëvrasjeve është shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›