E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbet 3 mije euro ne kumar dhe sajon grabitjen justifikim

Humbet 3 mijë euro në kumar dhe M. Domi, menaxher 26-vjeçar i një kompanie shitblerjesh, nga frika e gruas sajon një histori grabitjeje. 

Madje për të qenë sa më bindës ka ngulur thikën 8 centimetra në këmbë, për t’u treguar sa më besues së kishte patur përleshje me grabitësit.

Ngjarja është regjistruar pasditen e të enjtes, nga vetë I dëmtuari me anë të një telefonate në sallën operative të policisë, duke pretenduar se në banesën me qira në rrugën “Karl Gega”, pasi kishte dalë nga tualeti kishte ndeshur brenda në banesë dy persona me syza dhe kapele.

Sipas versionit të tij të parë, dy personat e kishin kërcënuar për t’i dhënë paratë që kishte në banesë, dhe kur ai kishte hezituar e kishin qëlluar me thikë në kofshë. 

Policia kishte gjetur edhe thikën, ndërsa e dërgoi për të kuruar plagën në spitalin ushtarak.

Dëshmia ka qenë disa herë kontradiktore dhe kjo ka bërë që oficerët e komisariatit numër 3 dhe ata të vjedhjeve me dhunë në ngulmonin në vërtetësinë e fakteve. 

Tetë orë më pas dhe rreth mesnate, ka pranuar se gjithçka ishte një sajesë dhe se 3 mijë eurot që pretendonte se i ishin grabitur, i kishte humbur në kumar.

E gjithë sajesa ishte bërë për t’u justifikuar para bashkëshortes. Domi ka sqaruar përfundimisht ngjarjen por kjo nuk e ka ka shpëtuar nga arresti për kallëzim të rremë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›