Tenton vetëvrasjen majë shtyllës: Dua pronat
TIRANË- Një burrë nga Gjirokastra kërcënon se do ti japë fund jetës duke u hedhur në një shtyllë e tensionit të lartë në Tiranë.
Ngjarja zhvillohet në zonën Don Bosko në Tiranë, ku shtetasi identifikuar si Caush Saliaj ka hipur në majë të një shtylle të tensionit të lartë, ndoshta në një lartësi 30 metra dhe qendron ne te qe nga ora 08.30 e mengjesit.
Në vend kanë mbërritur forca të shumta të policisë, zjarrefikses dhe një ambulancë. Policia ka nisur negociatat, por ende ai vazhdon të qëndrojë në majë të shtyllës.
Që lart ai ka hedhur një dosje, në të cilën pretenson se ka gjithë dokumentacionin e pronave që deklaron se i janë grabitur. Policia eshte duke i bere thirrje me ane te magafonit qe te zbrese dhe te flasin.
CEZ ka bere nderprerjen e energjise elektrike ne kete zone, ne menyre qe te mos kete ndonje problem, nderkohe qe zoteria vazhdon te qendroje ne shtylle.