Sequi dhe ambasadorja polake takim meTopin

Presidenti Bamir Topi do të zhvillojë sot një takim me ambasadoren polake Irena Tatarzinska dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
Ky takim i cili do të zhvillohet në orën 11:00 në ambjentet e Presidencës vjen në kohën kur Polonia ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
Presidenca polake e Bashkimit Evropian ka publikuar axhendën e punës gjashtë mujore që nis prej 1 korrikut deri në fund të dhjetorit. Në axhendën e saj parashikohet që në datën 3 dhe 4 tetor të mbahet një forum ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit.
Ndërsa në 1 dhjetor parashikohet mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian ku pritet të ndërmerren edhe vendime konkrete.