E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan te kalojne kufirin grek maskat u rrembejne parate

KONISPOL- Shtate klandestine kane rene pre e grabitjes ne Konispol teksa tentonin te kalonin kufirin drejt Greqise.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Perroi i Manetes ne oret e para te mengjesit te sotem kur 4 persona te maskuar dhe te armatosur u kane bere prite klandestineve.
Nen kercenimin e armes ata i kane marre sendet dhe parate qe kishin me vete dhe me pas jane larguar.

por menjehere klandestine kane njoftuar forcat e policise te cilat brenda pak minutash kane bere te mundur arrestimin e grabitesve teksa tentonin te largoheshin nga Konispoli me mjetin tip Benz me targe Sarande 6065 B.

Sipas policise se qytetit jugor ne pranga kane rene Atdhetar Prroi nga Konispoli Vladimir Marku nga fshati Shendelli Florian Cupi po nga i njejti fshati dhe Nikolin Marku nga Lezha. Ne momentin e arrestimit autoreve u jane gjetur dhe sekuestruar sendet e grabitura.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›