Tentuan te kalonin ilegalisht kufirin
40 klandestinë u ndaluan nga policia kufitare e Kakavijës ndërsa tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Shtetasit e huaj nga Sudani, Siria dhe Maroku u arrestuan gjatë tre operacioneve të zhvilluara gjatë natës . Mes klandestinëve ishin 5 gra dhe tre fëmijë.
Theksojmë faktin se javët e fundit ka pasur një dyndje të shtetasëve të huaj të vendeve të treta që vijnë nga Greqia për në Shqipëri për të shkuar më pas për në vendet e Bashkimit Europian.