Familja e policit te vrare Kol Ndreshaj kerkon statusin e deshmorit

Efektivi i policisë rrugore Kol Ndreshaj u vra me dy plumba në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht 2010 në vendin e quajtur "Foletat e Marshenjt" në fshatin Reç të Komunës së Shkrelit…
Gjatë ceremonisë mortore, morën pjesë të gjithë titullarët e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit…
Policia që nga dita e vrasjes, ka ndarë shumën prej 5 milion lekëve në formë shpërblimi për informatorët që tregojnë autorin e këtij ekzekutimi…
Familjarët e të ndjerit, përveç se nuk kanë mësuar ende autorët dhe shkakun e vrasjes së njeriut të tyre, emri i policit Ndreshaj nuk është renditur në listën e dëshmorëve të atdheut…
Refuzimi i këtij privilegji nga Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, ka bërë që familja t’I drejtohet Gjykatës së Tiranës…por, séanca e parë gjyqësore u shty për të paraqitur palët pretendimet e tyre…
Ndërkohë si familja Ndreshaj, togave të zeza janë drejtuar gjatë 8 mujoriit të parë të këtij viti edhe 8 persona të tjerë që kanë humbur jetën në kryer të detyrës dhe i është refuzuar statusi i dëshmorit…