E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tentuan të përfitonin para përmes mashtrimit/ Kapen tre të rinjtë në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro

Policia e Tiranës dhe krimi ekonomik kanë arrestuar 3 persona, pasi tentuan t’i vendosin gjobë një biznesi në kryeqytet.

Në pranga kanë rënë Ergys Ahmetaj 21 vjeç, Andi Basha 18 vjeç si dhe 19-vjeçari Gëzim Kusi.

Tre të rinjtë prezantoheshin si zyrtarë dhe i vendosnin gjobë bizneseve në vlerën e 40 mijë eurove.

Gjatë kontrollit, policia arriti të sekuestrojë afro 90 mijë euro në banesat e të arrestuarve.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe celularët e tyre, për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë ne këtë grup kriminal.

Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 39-vjeçar, i cili rezulton si bashkëpunëtor i tre të rinjve.

Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë edhe në grupin tjetër që u godit nga policia një muaj më parë, për gjobëvënie ndaj bizneseve në kamëz.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›