E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turqi dhe Siri/ Mbi 34 000 viktima nga tërmeti

Numri i të vdekurve të raportuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi sot shifrën 34 000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.

”Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 600”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve AA, që citon AFAD-in.

Ai shtoi se 80 278 persona të tjerë ishin plagosur.

Në Sirinë fqinje, të paktën 4 500 persona kanë vdekur dhe 5 276 janë plagosur.

”Midis të hënës dhe të shtunës zona përjetoi më shumë se 2 000 pasgoditje”, sipas AFAD-it.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›