Tentuan t’i zhvatnin 100 mijë euro biznesmenit, lihen në burg babë e bir në Tiranë (EMRAT)
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” Bedri dhe Albert Vodha, babë e bir, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, pasi tentuan që t’i merrnin 100 mijë euro një biznesmeni.
E gjitha skema e mashtrimit ishte planifikuar nga shtetasi Florian Gjergji, i cili është shpallur në kërkim. Ky i fundit iu prezantua biznesmenit si zyrtar i lartë duke i kërkuar shumën e parave.
Gjergji, i cili ishte edhe si organizator i kësaj veprimtarie kriminale, ka pasur rolin personit që mbante komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale me sipërmarrësin.
Ndërsa babë e bir janë mbajtur nën vëzhgim nga Policia e Tiranës dhe janë arrestuar në momentin kur do t’i merrnin shumën e parave biznesmenit në fjalë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
