E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupi i 30-vjeçarit u soll pa zemër nga Spanja, familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Europian (mesazhi për Ramën)

Trupi i 30-vjeçarit u soll pa zemër nga Spanja, familjarët e

Familjarët e 30 vjeeçarit, Saimir Sula i cili ndëroi jetë në një spital në Barcelonë dhe u soll pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar ditën e sotme para Parlamentit Europian. Ata kanë kërkuar nga autoritetet spanjolle hetimin e çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës.

Të afërmit e të ndjerit thonë se përgjatë 3 viteve nuk është kryer asnjë investigim për çështjen, ndaj gjatë protestës ata iu bënë thirrje liderëve europianë të reagojnë. Motra e Sulës, Majlinda akuzoi kryeministrin Edi Rama se heshti për çështjen.

“Z.Edi Rama prej 3 vitesh në presim që të ulemi dhe të flasim. Heshtja juaj për këtë çështje flet shumë.”, tha e motra, Majlinda Sula.

Kujtojmë se i ndjeri Saimir Sula u dërgua në një spital në Barcelonë, për shkak të simptomave post covid. Ai ndërroi jetë atje dhe motra e tij ngre dyshime se vëllain e saj e kanë vrarë.

Mjekësia Ligjore në Shqipëri konstatoi se viktimës i ishte hequr organi i zemrës dhe mbi bazën e kallëzimit të familjarëve prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime për trafik organesh.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›