Teodosije Serbet duhet te kthehen ne Kosove
Beograd 9 janar NOA - Peshkopi i saposhuguruar i Dioqezes Rashke-Prizren Teodosije ka ftuar serbet te kthehen ne Kosove dhe ka deklaruar se dialogu eshte rruga e vetme per zgjidhjen e problemeve.
Kushtet per kthimin e serbeve ne Kosove jane larg per te qene te mira dhe krijojne shume veshtiresi e rreziqe ka thene Teodosije per mediet serbe raportojne mediat serbe.
Ai tha se nuk mundemi te presim qe te tjeret te na krijojne rrethana me te mira. Secili duhet te vije ne vatren e vet dhe keshtu te kontribuoje per kthim. Shembujt e individeve te caktuar te cilet e kane bere kete sado ne numer te vogel kthejne shpresen se rruges se tyre do te shkojne edhe te tjeret ka thene peshkopi.
Teodosije thekson se ne bisedat e pritshme ne rend te pare duhet te mendohet per popullin. Ne bisedat Beograd-Prishtine ne rend te pare duhet te jete interesi i popullit dhe paqja dhe jo ideologjite kaluese. Per kete eshte me rendesi qe njerezit me vullnet te mire te jene ne distance nga te gjithe ata qe mendojne se me dhune krijohet fati ka theksuar Teodosije ne nje interviste per gazeten Novosti.
Peshkopi serb ka thene se kthimi ne qendren historike dhe shpirterore te Dioqezes Rashke-Prizren ne Prizren pas 11 vjeteve shpernguljeje eshte nje ftese e vecante bere serbeve qe te kthehen atje nga jane.
Peshkopi tha se riparimi i tempujve fetare te shkaterruar ne Kosove eshte detyre afatgjate dhe ka paralajmeruar riparimin e Manastirit ne Peje dhe vazhdimin e riparimeve te kompleksit te famullive ne Prizren.
Duke ngritur objektet e shenjta punojme ne riperteritjen e jetes shpirterore dhe kishtare. Me riparimin e tempujve ne Prishtine Istog dhe Prizren ne muajt e fundit eshte ngjallur jeta e re ne manastiret e fikura dhe atje kemi emeruar prifterinj te rinj tha Teodosije.
Ai ka theksuar se detyra me e rendesishme e Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove eshte forcimi i punes shpirterore dhe vazhdimi i ndihmave humanitare per popullsine e rrezikuar.
a.k/NOA