E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosja Procesi i rivotimit po manipulohet

Prishtine 9 janar 2011 NOA- Levizja Vetvendosja e Albin Kurtit ka kontestuar ne mesdite procesin e rivotimit ne komunat Skenderaj Drenas dhe Decan. Sipas kesaj levizje procesi ka filluar me parregullsi te shumta. Ne deklaraten per shtyp kjo levizje e cila u rendit e treta ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ka denoncuar nje sere parregullsish.

Ne Kopilic te Poshtem nuk i kane lene vezhguesit e Vetevendosjes te hyjne ne qender te votimit. Gjate perpjekjes per te hyre ne kete Qender votimi vezhguesit tane kane verejtur se kutite kane qene gjysme te mbushura ende pa filluar mire votimi diku rreth ores 0705-0710. Po ashtu eshte verejtur se nuk ka llamba ultravjollce e as spray- thane perfaqesuesit e Vetvendosjes.

Sipas tyre ne oren 0915 pas kercenimeve verbale te vezhguesve vezhguesit dhe komisioneri per ceshtje sigurie jane detyruar te terhiqen nga qendra e votimit. Ne deklarate thuhet po ashtu se kjo eshte bere per shkak per pamundesine e vezhgimit te procesit zgjedhor nga Levizja VETVENDOSJA

Mos prania e vezhguesve tone ua mundeson mbushjen me te lehte te kutive te votimit sic kane filluar te bejne qe ne mengjes-theksohet ne deklaraten per shtyp.

Vetevendosja ka akuzuar perfaqesuesit e PDK-se se Thacit se kane futur fletevotime ne kuti nje fakt ky i pare nga vezhguesi i Vetevendosjes.

Ne vendvotimin 0301X ne Shkollen fillore Rasim Kiqina ne Drenas vendvotimi i pare ne te cilin nuk kemi komisioner vezhguesi jone i ka gjetur ata duke futur fletevotime ne kuti. Bislim Bislimaj vezhguesi yne i ka pare futjen e fletvotimeve. Ndaj tij eshte ushtruar trysni qe ta ndryshoje deklaraten ne media nga Bislim Zogaj i PDK-se i cili i ka thene qe mos ta beje kete pune te madhe. Ne disa Qendra te votimit ne Drenas si ne Abri Baice Polluzhe dhe Qikatove e re vezhguesit nderkombetar i vizitojne ato here pas here dhe sillen me shume si mysafir se sa si vezhgues- sqarohet ne deklaraten e Vetevendosjes.

Po ashtu theksohet se ne shume vendvotime tjera ne Skenderaj dhe Drenas ka pasur kercenime verbale nga persona te ndryshem. Sipas kesaj levizjes vezhguesve te saj nuk po u lejohet ti shenojne verejtjet ne Librin e Shenimeve te vendvotimit nga menaxheret e qendrave.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›