E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teoria e re e rritjes ekonomike

06/10/20102 per qind

Ne tremujorin e pare te vitit 2010 sipas te dhenave te raportuara nga INSTAT-i rritja vjetore e produktit te brendshem bruto ishte 2.0 per qind. Megjithese pozitive rritja ekonomike ne kete tremujor reflekton nje ngadalesim te dukshem krahasuar me mesataren historike prej 6 per qind.

14 per qind

Gjate 20 viteve te fundit sipas Fullanit deficitet ndaj botes paraqiten ne nje nivel rekord prej rreth 14 per qind te prodhimit te pergjithshem bruto te vendit. E thene me thjeshte cdo vit ne konsumojme rreth 14 per qind te prodhimit qe do te realizojme ne te ardhmen.

28 per qind

Sipas Fullanit pavaresisht se reformat ne arsim kane rezultuar te suksesshme gje qe reflektohet ne numrin e individeve qe marrin pjese ne arsimin baze dhe te mesem pjesemarrja ne arsimin e larte eshte ende e ulet vetem 28 per qind.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise takim ne qytetin e Gjirokastres

Fullani Rritja ekonomike ne konsumin e nxitur nga kredia ka lene pasoja negative

Sfidat me te cilat perballet ekonomia jane ato qe do te drejtojne debatin drejt modelit te ri te rritjes ekonomike ne te ardhmen. Ky ka qene nje nga argumentet ne te cilen Guvernatori Ardian Fullani ka mbeshtetur thelbin e fjales se tij ne nje takim me nxenes dhe mesues te shkolles se mesme te qytetit te Gjirokastres Asim Zeneli ne kuader te angazhimit te Bankes se Shqiperise per edukimin ekonomik dhe financiar te publikut. Fullani theksoi ne fjalen e tij rolin e rendesishem qe Banka e Shqiperise ka ne ekonomine e vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptar. Ai nenvizoi domosdoshmerine e krijimit te nje kulture te mirefillte ekonomike dhe financiare ne vend duke prezantuar risite ne programin e edukimit Banka Qendrore ne jeten e perditshme per vitin shkollor 2010-2011. Sipas Fullanit teoria e re e rritjes ekonomike nxjerr ne pah rendesine e kapitalit njerezor dhe te teknologjise por edhe natyren e edukimit aktual dhe instrumentet e tregut per pronesine intelektuale. Nje nder problemet qe ka modeli aktual i rritjes ekonomike eshte se kontingjenti aktual i studenteve do te perballet me nje strukture ekonomie qe nuk do te jete e afte qe ti perfshije keta specialiste ne te ardhmen. Mendoj se degezimi i arsimit te larte duhet ti pershtatet me mire nevojave dhe ambicieve te zhvillimit ekonomiko-social te vendit - tha Fullani. Aktualisht pjesemarrja ne arsimin e larte eshte ende e ulet vetem 28 per qind.

Modeli i ri

Kalimi i vendeve nga ekonomi ne tranzicion ne ekonomi ne zhvillim kerkon thellimin e metejshem te reformave strukturore dhe zbatimin e modeleve te reja te rritjes ekonomike. Sipas Fullanit rritja ekonomike e mbeshtetur ne konsumin e nxitur nga kredia ka lene pasoja negative ne ekonomi. Niveli aktual i borxhit qe kemi akumuluar me kete model eshte relativisht i larte. Ai eshte i dukshem ne deficitet e larta tregtare dhe korente qe ne kemi akumuluar gjate 20 viteve te fundit. Aktualisht ne vitet e fundit deficitet tona ndaj botes paraqiten ne nje nivel rekord prej rreth 14 per qind te prodhimit te pergjithshem bruto te vendit. E thene me thjeshte cdo vit ne konsumojme rreth 14 per qind te prodhimit qe do te realizojme ne te ardhmen. Studime te ndryshme empirike argumentojne se per te ruajtur ekuilibrin e jashtem ekonomik Shqiperia duhet te mbaje deficitin korent jo me te larte se 5 per qind te prodhimit te brendshem bruto. Per pasoje perpjekjet per te reduktuar deficitin korent ne nivele te qendrueshme afatgjata do te ndikonin ne rritjen e potencialeve te prodhimit te brendshem dhe rrjedhimisht ne strukturen apo modelin e rritjes ekonomike ne vend - tha Fullani. Ai nenvizoi faktin se per te ulur deficitin korent Shqiperia duhet te rrise kursimet ose te ule konsumin ose te reduktoje investimet kombetare. Mbajtja e ritmeve te larta ne kryerjen e investimeve eshte e domosdoshme pasi ato jane baza e rritjes ekonomike. Per kete qellim eshte e nevojshme te orientohemi drejt nje modeli te ri qe mban nivelin e kursimeve ne balancat optimale - tha Fullani. Sipas tij ndryshe nga ekonomia jone struktura e kursimeve ne ekonomite e zhvilluara eshte dukshem ne favor te investimeve afatgjata kryesisht ne formen e fondeve te pensionit instrumente keto qe japin nxitjet e duhura per te rritur kursimet afatgjata qe mbeshtet modeli i ri i rritjes ekonomike. Per kete qellim kam qene disa here vokal per nevojen e nje reforme ne fushen e pensioneve - tha Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›