E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekja qe leshoi epikrizen Nena e Tafilit ishte semure

06/10/2010Merret ne pyetje deklarata Nuk e di per cfare eshte perdorur diagnostikimi im

Mjekja qe ka leshuar epikrizen e nenes se shtetasit te arratisur prej kater ditesh Admir Tafilit ka deklaruar se gjithcka eshte e sakte nga sa eshte shkruar nga dora e saj. Informacioni i marre nga burime policore shprehet gjithashtu se mjekja K.S mjekja eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor dhe per asnje moment ajo nuk ka mohuar se ka shkruar epikrizen per shtetasen Kimete Tafili nena e te burgosurit te Shen Kollit tashme ne arrati dhe i shpallur ne kerkim nga policia. Te njejtat burime sqarojne se mjekja K.S ka deklaruar se shtetasja Kimete Tafili ishte paraqitur per vizite pasi kishte shqetesime ne zemer.

Vizita e mjekes

Nga vizita e bere rreth tre jave me pare mjekja K.S kishte konstatuar se shtetasja Kimete Tafili kishte probleme te agravuara ne sistemin kardiovaskular ndaj kishte leshuar dhe epikrizen si per te gjithe pacientet e tjere. Sipas mjekes te gjitha sa ishin shkruar ne epikrize jane te sakta. Me pas mjekja ka sqaruar se ajo ka bere vetem detyren qe i takonte dhe nuk mund te mbaje pergjegjesi se ku eshte perdorur me vone ajo epikrize e leshuar prej saj. Pervec ketij momenti mjekja ka theksuar se ishte ne dijeni dhe te problemeve shendetesore qe kishte i biri i shtetasit Admir Tafili. Djali 15 -vjecar i te arratisurit Tafili vuan nga probleme psikike qe ne moshen 5-vjecare kohe kur ne oborrin e banesen e familjes Tafili ndodhi shkembimi zjarrit mes policise gjyshit e xhaxhait te tij. Ky shkembim zjarri ndodhur ne vitin 2000 u pasua me vrasjen e gjyshit te tij Bahri Tafili ngjarje te cilen 5-vjecari e pa me syte e tij cka solli dhe nje traume te rende per te. Nderkohe burimet policore bejne te ditur se pas kater dite kerkimesh ende nuk ka asnje te dhene per vendndodhjen e te arratisurit Admir Tafili. Nena e te kerkuarit Tafili shprehet se ka frike per jeten e te birit pasi ai ishte ne gjendje teper te pire dhe nuk mund te largohej shume. Aktualisht grupi i prokuroreve te Task Forces te ngritur per ngjarjen e arratisjes se shtetasit Tafili po pergatit dokumentacionin e duhur per nxjerrjen ne gjyq te 10 personave 9 efektivave te toges se shoqerimit dhe mjekut te burgut te Shen Kollit te Lezhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›