Tepelenë: 32 mijë ha në paketën e maleve, zhvillim në turizëm për Kurvelesh, Lopëz e Qendër

Në Bashkinë Tepelenë ka përfunduar harta prioritare e investimeve në turizëm për “Paketën e Maleve”, ku janë miratuar tre zonat që përfshihen në këtë program: Njësia Administrative Kurvelesh me një sipërfaqe 9 673 ha, Njësia Lopëz me 3 741 ha dhe qendra e Tepelenës me 19 291 ha. Sipas të dhënave, të interesuarit mund të aplikojnë në portalin “e-Albania” duke plotësuar dokumentet përkatëse.
Në fazën e parë, në Bashkinë Tepelenë janë regjistruar rreth 110 aplikime – shprehje interesi për “Paketën e Maleve”.
“Paketa e Maleve” synon të kthejë zonat e lëna pas dore në hapësira ekonomike aktive, duke nxitur investimet në agroturizëm, bujtina familjare, përpunim produktesh bujqësore dhe blegtorale karakteristike të zonës, artizanat, si dhe në turizëm natyror dhe kulturor.
Përmes një procesi të thjeshtuar administrativ, ligji i ri lejon që poseduesit jo pronarë të tokës në zonat malore të regjistrohen ligjërisht, pas një verifikimi të thjeshtuar nga bashkia.
Gazetare: E. Domeri