Tepelenë, makina del ngarruga, 2 vdesin, 6 plagosen
TEPELENË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Lopez, ku makina me targa të Tiranës 56 30 C, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar aksidentin.
Policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se shkak për daljen e makinës nga rruga është bërë pakujdesia e drejtuesit të mjetit Zigur Tafilaj, i cili ka humbur edhe jetën. Viktima tjetër është një grua me inicialet SH. D.
Po sipas burimeve të policisë, mes 6 personave të plagosur ndodhen edhe 2 fëmijë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse personat e përfshirë në aksident kanë lidhje gjaku midis tyre. Mësohet se ata janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Një fëmijë 18 muajsh dhe një grua 33-vjec, pasagjerë në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme 40 km larg Tepelenës janë shtruar në Spitalin Ushtarak dhe po mbahen nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.
Këta të plagosur, të ndodhur edhe në gjendje më të rëndë janë transportuar menjëherë pas aksidentit me helikopter, ndërsa 4 të tjerët po kurohen në spitalin e Tepelenës. Makina që drejtohej nga drejtuesi Zigur Tafilaj ka rënë 50 metra poshtë rrugës, duke i shkaktuar atij dhe një pasagjereje vdekjen e menjëhershme.
(m.a/BalkanWeb)