Belgjika do rikthejë në atdhe 93 tëdënuar shqiptarë
BRUKSEL-Belgjika do t’i kthejë në Shqipëri 93 shtetas shqiptarë të dënuar në këtë vend, ka njoftuar sot kryeministri, Iv Leterme, pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha qe ndodhet sot ne Bruksel per vizite zyrtare.
“Për afro dy dekada ne kemi pasur problem me kriminelët shqiptarë, që ishin aktivë në Bruksel”, tha Leterme dhe shtoi se “është shumë pozitive, që pas tre-katër muajve të negociatave arritëm marrëveshje”.
Sipas tij, dërgimi i këtyre të dënuarve në Shqipëri, do të “filloj sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
Nga ana e tij, Kryeministri Sali berisha tha se dy marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë kryesisht me bashkëpunimin midis Ministrisë së Drejtësisë dhe kthimin e të burgosurve shqiptarë, të cilët janë në burgjet belge. “Por, ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë dhe të zbatojmë çdo lloj marrëveshjeje, e cila e bën më të suksesshme luftën kundër krimit të organizuar”.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka synuar që t’i zvogëloj shqetësimet lidhur me reputacionin e vendit të tij në sundimin e ligjit.
“Kjo është absolutisht çështje e së kaluarës. Shqipëria tani e ka shkallën e kriminalitetit shumë më të ulët se sa mesatarja në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.
(d.b/BalkanWeb)