Tepër ngushtë, kuptoni

Në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore ose katastrofave të mundshme në Kosovë, Qendra Emergjente e Kosovës në QKU nuk do të mund të ofronte shërbime mjekësore për shkak të mungesës së dhomave për reanimim dhe fluksit të madh të pacientëve që dërgohen në këtë qendër.
Gazeta Express ka siguruar nga burime të saj në QKU, të inspektimit që ka bërë Inspektorati Shëndetësore i Kosovës në kuadër të MSh-së për këtë qendër, e i cili tregon për dhjetëra probleme me të cilat ballafaqohet Emergjenca.
Basri Lenjani, drejtori i Emergjencës, i cituar në këtë raport inspektimi, ka thënë se Qendra Emergjente edhe përkundër numrit të vogël të dhomave reanimuese, numrit të madh të ardhjes së pacienteve ambulatorë, nga shërbimet primare mjekësore si dhe spitalet regjionale, problem të madh paraqesin dhe pacientët e transferuar nga klinikat e ndryshme brenda QKUK-së.
Përveç Klinikës së Psikiatrisë, e cila posedon një gjysmë dhomë intensive për kurimin e pacientëve, asnjë klinikë në Qendrën klinike Universitare nuk posedon gjysmë dhoma të tilla.
Pacientët që operohen në klinikat e tjera për mungesë të dhomave intensive, transferohen në dhomat e Qendrës Emergjente.
Në raport thuhet se edhe përkundër rekomandimeve të dhëna nga Drejtori Ekzekutiv i QKU-së për hapjen e kujdeseve intensive ose gjysmë intensive nëpër klinikat e tjera deri në momentin e inspektimit që është bërë para pak ditësh, rekomandimet nuk janë përmbushur.
Gjatë inspektimit që i është bërë Emergjencës, inspektorët e MSh-së kanë vërejtur se nga nëntë shtretër sa janë në këtë qendër, tetë prej tyre kanë qenë të zënë.
Sipas raportit nga tetë pacientët e shtruar, njëri ishte sjellë nga Klinika e Psikiatrisë, ndërsa tjetri nga ajo e Neurokirurgjisë.
“Në bazë të dokumentacionit mjekësor të mbledhur në Qendrën Emergjente, si dhe informatave të marra nga drejtori i kësaj qendre, vërtetohet se kjo Qendër Emergjente është e mbingarkuar me pacientet që transferohen nga klinikat”, thuhet në raport.
Bazuar në raport, thuhet se Qendra Emergjente ka numër të kufizuar të dhomave reanimatore, të personelit shëndetësor si dhe mjeteve dhe pajisjeve shëndetësore për të përballuar një fluks të madh të pacientëve.
Po ashtu, Qendra Emergjente është e mbingarkuar me numrin e pacientëve ambulatorë, nga qendrat shëndetësore parësore dhe spitalet regjionale të cilat nuk kanë indikacione për të marrë shërbim në këtë qendër.
Për të evituar fluksin e madh të pacientëve në Emergjencë dhe në mënyrë që pacientët e Psikiatrisë të hospitalizohen në këtë klinikë, e jo në Emergjencë, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë ka bërë një kërkesë për pajisje shëndetësore për krijimin e një shtrati për trajtim gjysmëintensiv në Kliniken e Psikiatrisë, më datën 10 dhjetor 2009.