E Martë, 3 Nëntor 2026

Ter Stegen paralajmëron Neuer: Jam unë numri 1

Duke folur në conference për shtyp, portieri i Gjermanisë, Marc-André Ter Stegen, ndër të tjera, komentoi për rolin e tij dhe dëmtimin e Manuel Neuer: “Po, unë jam numri 1! Do të bëj gjithçka për ta mbajtur këtë rol. Nuk e di se në çfarë faze të karrierës gjendet Manu.Pas një dëmtimi kaq të rëndë më e rëndësishme është që ai të kthehet në fushë”.

“Nuk mund të ndikoj në këto tema. Nuk mund dhe nuk dua të harxhoj energji për këtë gjë. Nuk mund t’i them trajnerit se çfarë të bëjë. Fokusi im është në atë që mund të tregoj në dy ndeshjet e ardhshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›