Tërheqja e Zaganjorit, gara dhe akuzat nisin nga e para
Tiranë- Pas largimit të propozuarit të mazhorancës për kreun e shtetit, Xhezaitr Zagabnjori, në një deklaratë për mediat kreu i PS- së Edi Ram ka ftuar mazhorancën të zgjedhin një emër të përbashkët.
Sipas Ramës Partia Socialiste ka vetëm një qëllim, të zgjedhë një president mes palëve, dhe ti japë Shqipërisë biletën për statusin e vendit kandidat.
“Pas tërheqjes së kandidatin fati evropian i shqipëri së mbetet në duart e partive përfaqësuese në parlament.Tërheqaj e kandidatit e hap konsensusin dhe i jep mundësi opozitës të shprehë qëndrimin publik. Në japim kontribut për një kandidaturë përmes dialogut. Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet që zgjedhja e presidentit të kthehet në një shprheje e Shqipërisë për të ecur para në antarsimin e evropian. Dua ta ritheksoj se opozita në këtë proces ka vetëm një interes, interesin kombëtar në virgjile të provimit në tetor për antarismin. Kemi nëj kërkesë, dialogun konstruktiv mes palëve për një kandidaturë mes palëve. Kemi vetëm një shtysë për tia dalë së bashku për të marrë statusin e vendit kandidat. Vizioni ynë është i pandryshuar, të zgjedhim presidentin me votat e qeverisë dhe opozitës- ka deklaruar Rama.
Më tej ai ka ritheksuar edhe një herë se duhet të bashkëpunohet për të përfunduar reformën parlamentare dhe atë zgjedhore si dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët.
Vetëm pak minuat pas deklaratës së Ramës ka ardhur një deklaratë e PD- e cila ka lënë vend të mendohet se mund të mos ketë konsensus.
Zëdhënësja e PD- së, Silvi Bardhi u shpreh se qëllimi i opozitës është ta kthejë këtë proces në pazar dhe të pengojë integrimin.
Për kundër thënies se Rama paragjykoi kandidatin për president, Rama vazhdon të bëjë pazare me presidentin dhe të bllokojë reformat. Refuzimin e Zaganjorit e bëri për të bllokuar procesin e integrimit. Ai tregoi se pazaret dhe pengimi i integrimit janë interesat e tij të vërteta- tha ajo.