Lezhë- 120 familje pa drita, banorët paraljamërojnë protesta
Lezh- Rreth 120 familje kënë mbetur pa energji elektrike në Lezhë, pasi transformatori ka pësur një defekt.
Prej 5 ditësh disa pallate në qendër të qytetit ndodhen në errësirë, ndërsa banorët i kanë bërë thirje kompanisë CEZ që të marrë masa për riparimin e transformatorit.
Mungesa e energjisë elektrike e ka vënë në vështirësi jetesën e tyre, pasi temperaturat e larta kanë bërë që shumë biznese të dëmtohen, por edhe vetë banorët shprehen se shumë produkte janë prishur.
Ata kanë paralajmëruar protesta nëse nuk zgjidhet ky problem.