Tërhiqeni ligjin, po shkelet Kushtetuta! / Bardhi thirrje Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur dhe nuk ka pranuar që të zbatojë dy vendimet e para të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pagave të Magjistratëve.
Ndryshe sipas tij, rrezikohet të shkelet edhe vendimi i tretë i Kushtetueses për këtë çështje.
Dy vendimet e shkuara, maxhoranca juaj ka refuzuar që t’i zbatojë, ose i ka shkelur.
Është fakt që procesi i konsultimit me magjistratë nuk ka qenë efektiv. Gjatë kohës kur bënim komisione parlamentare, na kanë ardhur referime nga shoqata e gjyqtarëve. Drejtuesit e tyre janë thirrur në një kohë prej 30 minutash për t’u dëgjuar.
Ndaj kërkomë nga Kuvendi që të tërhiqet ky ligj pasi po shkelet kushtetua. Duhet të merret koha e mjaftueshme dhe t’i jepet zgjidhej përfundimtare kësaj problematike.
Sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë nën presionin e qeverisë. S’mund të tallemi me çështjet financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të bëjnë drejtësi.”, tha ai.