E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grafite antishqiptare ne Tetove

Grafite me permbajtje ofenduese jane shfaqur muajin e fundin ne Tetove edhe pse ky qytet ka nje popullate shumice shqiptare. Ne Tetove shpeshhere verehen grafite me permbajte ofenduese si Vdekje Shqiptareve Shqiptare Zhdukuni etj.

Grafitet zakonisht jane hasur rrugeve te qytetit zakonisht neper ndertesa megjithese nje grafit i tille eshte pare edhe ne murin e shkolles fillore Liri ne Tetove.
Policia e Tetoves ka regjistruar dy raste ku jane shenuar grafite me permbajtje ofenduese njerin ne bustet e revolucionareve maqedon dhe njerin ne shkollen fillore Liria. Sipas policise grafitet zakonisht shkruhen ne oret e mbremjes.

Nga ana tjeter sipas ligjit per pasterti publike nese grafitet shkruhen neper vende pak te frekuentuara autoret e tyre denohen me gjobe prej 50 eurosh ne kundervlere ne denare.

Megjithate kur behet fjale per mbishkrime me permasa me te medha ofenduese qe mund te shkaktojne edhe prishjen e rendit dhe qetesise publike atehere denimi eshte mes 2000 dhe 3000 euro pohon Marjan Josifovski zedhenes i policise se Tetoves.

Subjektet politike tentojne qe te pakten zyrtarisht te shmangen nga temat qe i acarojne marredheniet nderetnike ato duket se jane teper prezente pas publikimit te projektit Shkupi 2014 i cili deri tani ka rezultuar ekskluzivisht vetem me vendosjen e figurave nga kultura dhe historia maqedone ne kryeqytetin e Maqedonise perkunder reagimit te faktorit politik shqiptar dhe te sektorit civil.

Tensionimit te situates nderetnike i ka kontribuar dhe botimi i librave per shkollat fillore dhe te mesme me permbajtje skandaloze per kulturen dhe historine shqiptare. Keshtu ne librin e Shoqerise per klasen e peste theksohet se Maqedonia kufizohet vetem me Serbine por jo edhe me Kosoven megjithese libri permban edhe perlot gabime te tjera. Nderkaq libri i Gjeografise qe perdoret nga nxenesit shqiptare dhe ata maqedon te vitit dyte te shkolles se mesme nuk eshte parapare te korrigjohet edhe pse ne te thuhet se ardhja e shqiptareve ne Maqedoni ka filluar para 220 vjeteve nga Shqiperia dhe Kosova dhe kjo shperngulje ende vazhdon dhe paraqet rrezik per Maqedonine.

Ekspertet vleresojne se tensionimi i raporteve nderetnike eshte rezultat i presionit te vazhdueshem te faktorit nderkombetare mbi Qeverine e kryeministrit Gruevski per zgjidhjen sa me te shpejte te ceshtjes se emrit gje qe gjate kesaj vjeshte do te cbllokoj procesin e integrimit ne NATO dhe BE.

Ne fakt VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski ka disa dite qe po drejton akuza ndaj LSDM te cilen e fajeson per mosinteresim dhe per leshimin e shansit per anetaresimin e vendit ne Bashkimin Evropian qysh ne vitin 1995.

Sipas VMRO-DPMNE LSDM qe asokohe ishte ne pushtet me shume ka qene e interesuar per kontrabanden me karburante dhe per privatizimet e paligjshme sesa per inkuadrimin e vendit ne BE. Keto pretendime hidhen poshte nga LSDM e cila e akuzon VMRO-DPMNEne per tentim te manipulimit te opinionit me histori dhe per paaftesi qe ti zgjidhe problemet reale por edhe kontestin e emrit me Greqine - per ti hapur keshtu rruge integrimit te Maqedonise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›