Tërhiqet Josipoviç, nuk merr pjesë në inagurimin e Nikolliç

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliç.
“Nuk mund të shkoj në inaugurim për arsye të njohura”, u ka thënë Josipoviç gazetarëve në Zagreb, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Më herët, Josipoviç ka thënë se do të shkonte në inaugurimin e kolegut serb, vetëm nëse ai braktis “ideologjinë çetnike” dhe shprehet pro evropianizimit të rajonit.
Inaugurimi i Nikolliç do të bëhet më 11 qershor.