E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt pronësie në Laprakë, policia parandalon një vrasje të dyfishtë

Ka mundur të përfundojë tragjikisht, por është ndalur me dy të plagosur një konflikt brenda fisit në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Dy kushërinjtë Bekim dhe Lefter Zani, janë qëlluar nga një tjetër kushëri i tyre, pas një konflikti për motive pronësie.
 

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e forcave të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë që ka parandaluar vrasje e dyfishtë, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Eduart Gjeja, 28 vjec, si i dyshuari kryesor për krimin, ndërkohë që vijone hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Ndërkaq të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›