Terhiqet akuzuesi per Gerdecin pushohet ceshtja ndaj Mediut

Sonila Mesareja
Gjykata e Larte pushoi dje padine e radhes kunder ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu i paditur se bashku me 29 te akuzuar te tjere nga nje prej banoreve te Gerdecit per Plagosje te rende nga pakujdesia dhe Padi shkaktim demi. Behet fjale per padine e depozituar nga i plagosuri Zyber Lela njeri nga te demtuarit e tragjedise i cili pasi kerkoi ne Gjykaten e Tiranes shpalljen fajtor te te gjithe te akuzuarve per plagosje te rende nga pakujdesia ishte kjo gjykate qe e dergoi per moskompetence ne Gjykaten e Larte per shkak te imunitetit te deputetit Mediu aktualisht ne pozicionin e ministrit te Mjedisit. Pas refuzimit te pajtimit nje seance me pare dje paditesi Lela eshte terhequr nga deklarimet e dhena duke bere qe Kolegji te vendose pushimin e ceshtjes. Ky ka qene fundi edhe per disa padi te tjera ndaj ministrit Mediu. Ne seancen e parashikuar per dje sapo Kolegji Penal me relatore Evelina Qiraiko perfundoi apelin e paleve dhe te paditurve ne menyre te papritur edhe per avokatet e paditesit dhe avokatet e te paditurit gjykata lexoi nje kerkese te te plagosurit ne Gerdec i cili dorehiqej nga padia e tij ndaj ish-ministrit Mediu. Avokatet e Leles u gjenden te painformuar per kete veprim te tij dhe kerkuan te shohin kerkesen e firmosur nga i plagosuri ne nje zyre noteriale. Pasi avokatet u sqaruan me kerkesen Kolegji Penal u terhoq per afro 40 minuta per te shpallur vendimin. Ne fund gjate shpalljes se vendimit duke qene se padia ndaj Mediut rrezohej per shkak te terheqjes se paditesit gjykata e pushoi procesin ndaj tij ndersa per 29 te tjeret kompetenca i kaloi Gjykates se Tiranes.
Shtyhet Gerdeci
Ne Gjykaten e kryeqytetit eshte shtyre edhe dje procesi penal ndaj 29 te pandehurve seance qe nuk u zhvillua per mungese te avokateve dhe disa nga te akuzuarit. Shkak per mungesen e disa prej te akuzuarve eshte sipas gjykates pergatitja per te dale para Gjykates se Larte. Kjo ka qene arsyeja e reagimit te ashper te te vetmes banore te Gerdecit qe nuk ka lene seance pa ndjekur Zamira Durda. Gjate kohes qe gjyqtari Ridvan Hado lexonte emrat e avokateve te te pandehurve qe nuk ndodheshin ne salle Durda nena e Erisonit qe mbeti i vdekur gjate shperthimit nisi te reagonte per keto shtyrje te njepasnjeshme duke u paralajmeruar disa here nga trupi gjykues qe te mos fliste pa leje. Banorja e Gerdecit kerkoi nga gjykata drejtesi dhe te merren masa per avokatet qe mungojne dhe behen shkak per shtyrjen e procesit. Edhe pse seanca zhvillohet tri here ne jave ajo serish shtyhet une kerkoj drejtesi - eshte shprehur e revoltuar Zamira Durda. Pas ketyre deklaratave kryegjyqtari Hado ka kerkuar largimin e saj nga salla por qe kjo e fundit nuk eshte bindur duke qendruar deri ne shtyrjen e seances.