Bashkia e Hekurudha perplasen per rrugen e portit te Durresit
Artur Ajazi
Ndersa Bashkia e Durresit ka nisur punen per zbatimin e projektit te aksit rrugor i quajtur Rruga dytesore e portit detar Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave ka kundershtuar me force veprim e saj duke deklaruar Toka ku kalon rruga ka qene dhe mbetet prona jone dhe ne do ta zgjidhim me gjyq kete problem.
Por duket se Bashkia e Durresit nuk terhiqet pas dhe ka vendosur ti dergoje madje ultimatum edhe firmes fituese te tenderit duke i kujtuar asaj prishjen e kontrates. Projekti rruges dytesore i cili ecen perkrah murit rrethues te portit deri tek Ura e Dajlanit mbetet me problematiku pasi ai u bllokua pak dite perpara fillimit te fushates per zgjedhjet e 8 majit.
Burime zyrtare nga bashkia thane per Standard se ne qofte se firma qe ka fituar tenderin per ndertimin e kesaj rruge nuk do te nise nga puna atehere do te prishet kontrata me te dhe do te veprohet sipas ligjit per nje kontrate te re. Por duket se Bashkia e Durresit keshtu do te veproje edhe me projektet e tjera qe kane mbetur pezull per shkaqe te ndryshme.
Nje muaj me pare u deklarua nga bashkia fillimi i punimeve ne rrugen qe kalon paralel me rrethimin e portit detar. Kjo rruge eshte projektuar te nise te hyrja nr. 2 e portit qe eshte prane Bankes Tregtare dhe do te perfundoje te stacioni hekurudhor. Fondi i ketij segmenti eshte siguruar nga buxheti i pavarur i bashkise.
Nderkohe Inspektorati i Ndertimit bllokoi punimet me argumentin se mungon leja e ndertimit per kete projekt. Nderkohe ky motivacion i perdorur per bllokimin e projektit eshte kundershtuar nga bashkia e cila deklaron se KRRT-ja e ka dhene kete leje vitin e kaluar por ishte APP-ja ajo qe e bllokoi projektin pas ankimit te kryer nga nje firme ndertimi e cila u kualifikua e 13-ta ne tender.
Por Agjencia e Prokurimeve Publike e tejkaloi afatin e bllokimit te projektit pa u shprehur per kete akt ndaj bashkise sipas zotit Dako i lindte e drejta qe te vazhdonte procedurat per realizimin e projektit qe u bllokua nga Inspektorati Ndertimor.
Sipas bashkiakeve tashme ka skaduar edhe afati i bllokimit nga ky inspektorat. Drejtori i Sherbimeve ne Bashki Besnik Kertusha tha Jemi te vendosur te nisim punen per ndertimin e rruges ndaj i kemi derguar nje shkrese firmes fituese te tenderit qe te nise nga puna.
Nese firma do te hezitoje atehere do te prishim kontraten me te dhe do te lidhim nje te re sikurse e parashikon ligji. Ne bashki po presin konstituimin e Keshillit Bashkiak qe te mbyllet edhe projekti i banesave sociale.