Tërmet 7.2 ballësh në Kili, alarm për cunami
Alarmi për cunami u dha ndërkohë që pritej të zhvillohej ceremonia e betimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës nga presidenti i zgjedhur, Sebastian Pinera.
Goditja me magnitudë 7.2 ballë ndodhi në një zonë rreth 124 kilometër në perëndim-jugperëndim të Santiagos dhe në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik(USGS).
Kili u godit nga një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë, më 27 shkurt, nga i cili mbetën të vdekur qindra persona.