Bajden: të mos shtyhen bisedimet izraelito-palestineze
"Më e rëndësishmja është që këto bisedime të zhvillohen sa më parë dhe të vijojnë pozitivisht. Nuk mund të vonohemi sepse ekstremistët mund të përfitojnë nga mëdyshjet tona…Duke ndërtuar paqe dhe siguri ndërmjet shtetit demokratik të Izraelit dhe shtetit të qëndrueshëm palestinez, është thellësisht në interes të Izraelit ", deklaroi Bajden gjatë një fjalimi në Universitetin e Tel Avivit.
Palestinezët kanë kërkuar nga zëvëndës presidenti amerikan të ushtrojë presion politik mbi Izraelin në mënyrë që të anulojë planin për ndërtimin e banesave, ndërsa izraelitët deklaruan se plani është shpallur në kohë të gabuar por nuk do anulohej.