E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet 7.6 ballë në Paqësor

Një tërmet 7.6 ballë i shkallër Rihter ka tronditur arkipelagun e Vanuatu. Tronditjet, të lokalizuara në 30 km thellësi në orën 14.15 (me orën në Shqipëri), kanë shkaktuar frikë për një cunami të mundshëm.

Lëkundjet e para janë ndjekur pas 40 minutash nga lëkundje të tjera prej 5.5 ballësh.

Alarmi për cunami prek të gjithë ishujt që ndodhen afër: Vanuatu, Kaledonia e Re dhe Ishujt Fixhi.

Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›